Ishte viti 91/92 kur entuziazmi për komb e flamur ishte i pastër si loti. Kur kongresmeni amerikan Joe Dio Guardi vizitoi Veleshtën dhe u prit me një eufori qe i la atij kujtime të përhershme.
Në foto ndër shumë të tjerë edhe Naser Hani dhe Aliriza Lloga. A u realizua Ideali i tyre apo ngriu nga politika e interesave që devijuan gjithçka për interesa dhe kapriço personale e grupore ?!
“Kosova Republikë, Veleshta Amerikë” ishte parolla që brohoritnin të gjithë veleshtarët që stërmbushën rrugët e Veleshtës dhe i dhuruan një kujtim të përjetshëm kongresmenit amerikan me origjinë arbëreshe.
VIDEO:
https://youtu.be/Wmq1sES0_aY?feature=shared
Joe dio Guardi në një Intervistë në Organizatën e Struganëve në Amerikë kujton me nostalgji kohën kur ai vizitoi Strugën dhe Veleshtën!





