Tashmë një zë i ri i shtohet qytetit të Strugës. Radio Struga me frekuencë 104.2 fillimisht mbulon të gjithë territorin e Strugës me synim për zgjerim në një të ardhme të shpejtë.
“Emisione informative me përmbajtje edukative por edhe argëtuese do të jenë pjesë e programit” tha mes tjerash themeluesja Fitore Istrefi për Drini.mk
Tashmë të gjithë Struganët mund të lidhen me valët e Radio Struga (104.2) për të rejat më të fundit nga qyteti i tyre dhe më gjërë./Drini.mk





