Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Izbi Vinca: Strugë, 25 vite fjalime spektakolare, akoma pa kanalizme!

Izbi Vinca, aktivist i diasporës shqiptare në Zvicër, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën në qytetin e Strugës e cila siç vlerëson ai edhe pas 25 vitesh vijon me problematikat e njejta elementare, ndërkohë që kaluan disa cikle zgjedhore me fjalime spektakolare patriotike.

Ja postimi i plotë i tij:

“Për 25 vite në Strugë u ndërtuan fjalime, jo kanalizime.”

Ah, viti 2000 në Strugë… Ishte koha kur fushatat politike tingëllonin më shumë si oda patriotike se sa si tubime zgjedhore. Menduh Thaçi (në pallatin e kulturës-Strugë), me gjithë “arsenalin” e fjalëve për Kosovën, i mbante fjalimet sikur zgjedhjet nuk po bëheshin në Strugë, por në Prekaz.

Patriotizmi shitej me shumicë, flamujt valëviteshin më shumë se programet, e njerëzit ndonjëherë harronin nëse bëhej fjalë për komunën apo për kombëtaren.

Ironia më e madhe? Të gjithë flisnin për Kosovën, por në fund vendosnin për ujin, plehrat dhe rrugët e lagjes.

Nostalgjia që na mbetet, është për atë kohë kur një fjalim patriotik mjaftonte të ngrohte zemrat e njerëzve edhe nëse rrugët mbeteshin plot gropa.

Kosova fitoi pavarësi, Struga fitoi kaos,plehra dhe deponi” – Drini.mk

spot_img