Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

IN MEMORIAM – Irfan Vlashi (1938 – 2025)

Ndahet nga jeta veprimtari, humanisti dhe atdhetari Irfan Vlashi nga Veleshta (1938 – 2025).

Një nga figurat emblematike të Strugës dhe më gjerë, ai ishte gjithmonë pranë çdo zhvillimi të rëndësishëm kombëtar për popullin shqiptar në këtë rajon.

Si ndër themeluesit dhe kryetar i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereza”, u veçua me guximin dhe kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës, duke ndihmuar njerëzit në ditët më të vështira.

I burgosur politik në kohët më të errëta të regjimit Jugosllav.

I palodhshëm deri në ditët e fundit të jetës së tij për idealin kombëtar, Irfan Vlashi mbetet shembull i përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Sot me krenari e kujton familja, shoqëria dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke nderuar veprën dhe trashëgiminë që la pas.

spot_img