Drini.mk
“Dialogu strategjik” është një format i veçantë bashkëpunimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin me shtete të caktuara për të forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe për të koordinuar politikat në fusha me interes të përbashkët, pra është një proces institucional dhe i rregullt bisedimesh, jo një takim i vetëm.
Ai përfshin takime të nivelit të lartë mes qeverisë amerikane dhe asaj të vendit partner, zakonisht çdo vit ose çdo disa muaj, ku përcaktohen prioritetet dhe krijohen grupe pune për fusha të ndryshme.
Fushat që zakonisht përfshihen janë Siguria dhe mbrojtja – bashkëpunim ushtarak, siguri kibernetike, lufta kundër terrorizmit, Ekonomia dhe tregtia – investime, reforma ekonomike, marrëveshje tregtare, Energjia dhe infrastruktura – diversifikim energjetik, mbështetje për projekte strategjike, Demokracia dhe sundimi i ligjit – forcimi i institucioneve, lufta kundër korrupsionit, Arsimi dhe kultura – shkëmbime akademike, projekte kulturore, Çështje rajonale dhe globale – koordinim politikash për stabilitetin rajonal.
Pra, dialogu strategjik është një marrëveshje politike dhe institucionale e nivelit të lartë që synon të udhëheqë dhe strukturojë marrëdhëniet dypalëshe për një afat të gjatë.
Fillimi: Dialogu strategjik SHBA–Kosovë u lansua më 2012 dhe është vazhduar me takime të rregullta.
Qëllimi kryesor ishte mbështetje për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin ndërkombëtar. Forcimi i institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, Siguria dhe bashkëpunimi me forcat amerikane (p.sh. KFOR, Guardia Kombëtare e Iowa-s).Ekonomi dhe investime amerikane, veçanërisht në energji si dhe rinia, arsimi dhe programet e shkëmbimeve! – Drini.mk





