Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

FC Struga, gjest fantastik vëllazëror e sportiv!

Skuadra kryesore sportive e qytetit, FC Struga, përveç krenarisë së madhe që i jep vendit tonë me përfaqësimin në Ligën e Parë Futbollistike dhe në garat evropiane, së fundmi ka fituar edhe më shumë respekt me një gjest fantastik sportiv e vëllazëror.

Klubi strugan ka zgjedhur të mbështesë në mënyrë vëllazërore skuadrën e Veleshtës, një ekip që garon në kategoritë e ulëta të futbollit vendor.

Ky akt solidariteti është jo vetëm një shenjë e fuqishme bashkimi, por edhe një mesazh i madh për të gjithë se sporti nuk është thjesht garë, por edhe vlerë, respekt dhe përkujdesje për njëri-tjetrin.

Shembulli i FC Struga tregon se si një klub që ka arritur majat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk harron rrënjët dhe as komunitetet e vogla që e mbështesin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm po shihet si një model i rrallë bashkëpunimi dhe fryme sportive, duke fituar simpati të veçantë jo vetëm në Strugë, por edhe më gjerë shkruan Drini.mk

spot_img