Prokuroria Themelore Publike Strugë ka paraqitur propozim-akuzë kundër kryetarit në largim, Ramiz Merko, për veprën penale – shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Siç njofton Prokuroria, i dyshuari, në periudhën nga 01.04.2021 deri më 27.06.2022, në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe ka lidhur kontratë për realizimin e ndriçimit të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa siguruar paraprakisht pëlqim ujësor nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Me këtë ai i ka mundësuar kompanisë së përzgjedhur të vendosë pajisje ndriçuese në ujërat e lumit, në gjatësi prej 900 metrash në të dy anët e shtratit, megjithëse gjatë procedurës Prokuroria ka ndërmarrë disa veprime dhe ka siguruar ekspertizë, sipas së cilës instalimi i tillë prej 300 dritash ka ndikuar negativisht në regjimin e ujërave, morfologjinë e shtratit dhe sistemin hidro-biologjik të lumit.
Për realizimin e projektit, ka paguar 6.763.722 denarësh, dhe për këtë shumë është dëmtuar buxheti i Komunës së Strugës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.




