Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Ramë Lahaj: Prap “Gërrnaqat”

Prap “Gërrnaqat”
Këta janë shqiptart e mirë të kombit!
Jo me fjalë t’bukra, po me zemër t’përvlueme për atdheun.
Gjithmonë gati në t’mirë e në t’keq, në luftë e në liri,
në skamje e në ditë t’bardha.

Mërgatës i kemi borxh,
sa t’ketë frymë e jetë mbi dhe, për bukën e gojës, për mësimin e fëmijës, për nderin, për dashninë e sakrificën ndaj vendit.

“Gërrnaqa” jemi na,
që përmbysim sofren e varfën, përplot nga mundi e sakrifica e tjetrit, i cili shpesh edhe veten e fëmijën e len mënjanë, veç me mbajtë gjallë e me faqe t’bardhë
identitetin, krenarinë e moralin kombëtar.

Në rrugetimin e kombit, fjala Mërgatë duhet shkrue
me shkronja prej ari.

U paçim përherë,
o t’mirët e kombit!

spot_img