Mësuesi, poeti e veprimtari nga Struga, Lebit Murtishi e ka parë me sy kritik dëshminë e James Rubin në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit. Në komentin e tij për këtë ngjarje z.Murtishi vlerëson se rrëfimi i z.Rubin për të mbrojtur Thaçin po nxjerr keq UÇK-në e cila pasqyrohet si nje organizatë pa hierarki dhe e pa organizuar, që në fakt i dëmton imazhin dhe e paraqet ndryshe historinë.
Ja komenti i plotë i z.Murtishi:
Kështu rrënohet UÇK – ja z. Rubin
Krahas dëshmive serioze dhe të faktuara me profesionalizëm, nuk i ndihmojnë UÇK – sê shprehjet e mjegullta të shumëkuptimshe sipas shembujve të mëposhtshëm: -,, Z.Thaçin s’e pyesnin komandantët” – ,,Atij i duhej të bëjë ç’i thoshin ata” – ,,Ai nuk kishte autoritet”,-,, UÇK- ja nuk ishte ushtri e struktuar “( do të thotë se ishte pa kokë), etj…
Mendoj që këto deklarime mund t’u ,, ndihmojnë” individëve, por duke prekur themelet e UÇK,- së, dhe kjo punë nuk i bën nder asnjë shqiptari! – shkruan Murtishi, transmeton Drini.mk




