Derbi i javës në Ligën e Parë të Maqedonisë mes FC Struga Trim&Lum dhe Shkëndijës së Tetovës përfundoi me barazim dramatik, duke lënë struganët në krye të klasifikimit, shkruan Drini.mk
Pas aventurës së shkëlqyer në garat evropiane, Shkëndija udhëtoi në Strugë me ambicie për të marrë tri pikë. Tetovarët kaluan të parët në epërsi me rezultat 0:1, por vendasit nuk u dorëzuan.
Struga arriti të barazojë me gol nga pika e bardhë me futbollistin Radeski, ndërsa në minutat e fundit gjeti edhe golin e avantazhit, i cili megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Stadiumi i qytetit në Strugë ishte i mbushur plot me tifozë. Përveç mbështetësve vendas, edhe Ballistët e Shkëndijës krijuan një atmosferë të zjarrtë, duke i dhënë këtij derbi emocionin e duhur dhe një pamje madhështore futbolli.
Tabela e klasifikimit pas javës
- Struga – 16 pikë
- Sileksi – 15 pikë
- Vardari – 13 pik
- Shkëndija – 11 pikë
Struga mbetet e vetme në krye të tabelës, duke dëshmuar se është një nga pretendentët më seriozë për titullin e këtij sezoni. – Drini.mk





