Shkruan: Riat Abdurramani
Me shkas: Lufta për ujë, rrugë dhe ajër të pastër në kohën e inteligjencës artificiale
… ditari për kandidatët që duan t’i marrin votat dhe për qytetarët që nuk duan më të mashtrohen (të bëjmë sikur):
Prioritetet e domosdoshme (jo për luks, por për jetë):
- Zgjidhja e problemit të ujit
- Largimi i deponisë nga qyteti
- Kanalizime për të gjithë
Punë “sekondare” (në mundsh):
- Rregullimi, larja, pastrimi dhe zgjerimi i rrugëve kryesore dhe lokale.
- Pastrim i qytetit dhe fshatrave
- Largimi i veturave nga trotuaret
- Makineri moderne për pastrim (fshesa e kashtës ka dalë prej mode)
E fundit (nëse ke këllqe):
- Shkollat pa politikë, sepse brezi i ardhshëm nuk ka nevojë të mësojë abetaren me ngjyra partiake.
- Stop punësimeve “me hatër”, se komuna s’është as zyrë punësimi për kushërinj, as reality show “Big Nepo”.
- Largë duart nga privatizimi i pronave të qytetit, se qyteti s’është dyqan me ulje ku secili merr “nga një parcelë”.
Bonus i sinqertë:
- Nëse s’mund të bëni gjithçka, bëni të paktën më pak hajni dhe pak më shumë punë!
PS. Kjo do të ishte një ëndërr e bukur!





