Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Drita Kaba – Krenaria e Strugës në filmin “Burri i Shtëpisë”

Filmi më i ri që po bën bujë në kinematë e vendit dhe më gjerë, “Burri i Shtëpisë”, sjell në qendër të vëmendjes një emër të dashur për publikun shqiptar – aktoren strugane Drita Kaba.

Me një talent të veçantë dhe një përkushtim artistik të spikatur, Drita Kaba është një vlerë e shtuar e këtij filmi, duke i dhënë rolit kryesor ndjenjë, natyrshmëri dhe një energji që e bën të paharrueshëm.

Për qytetin e Strugës, pjesëmarrja e saj në këtë prodhim kinematografik është një arsye e veçantë krenarie. E lindur në fshatin Veleshtë, Kaba ka qenë dikur pjesë e Teatrit “Sofra” në Strugë, ku talenti i saj nisi të vlerësohej dhe të duartrokitej. Sot, ajo jo vetëm që përfaqëson me dinjitet veten, por edhe qytetin e saj të lindjes, si dhe gjithë shqiptarët në vend dhe rajon, shkruan Drini.mk

Filmi “Burri i Shtëpisë” do të paraqitet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë, i cili mbahet nga data 15 deri më 21 shtator. – Drini.mk

Filmi “Burri i Shtëpisë” nuk është vetëm një sukses kinematografik, por edhe një dëshmi se arti shqiptar ka forca të reja dhe figura të afta të depërtojnë e të prekin publikun në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

spot_img