Bekim Qoku
Struga përsëri pa ujë të pijshëm.
Një qytet që fle mbi ujë, me liqen, me lumë, nuk ka ujë nëpër çezmat e shtëpive. Kjo është fytyra e menaxhimit të paaftë dhe abuziv që e ka zhytur Strugën në krizë pas krize, në mjerim dëshpërues.
Ndërprerjet e ujit janë bërë përditshmëri. A e keni parë ndonjëherë të ndodhë kjo në Ohër? Jo. Sepse at ka përgjegjësi, administrata ka frikë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta rivotojnë. Por, me sa duket, këtë frikë nuk e kanë dhe nuk e kanë pasur kurrë menaxhuesit e papërgjegjshëm të Komunës së Strugës.
Të njëjtët njerëz që e kanë uzurpuar komunën, që e kanë shkretuar qytetin, sot, me njerëzit “e mirë”, guxojnë t’ju kërkojnë votën për të pestën herë radhas qytetarëve që nuk kanë emigruar ende, duke u premtuar se “do t’ju sjellin ujë”. Cinikë dhe e pacipë!
Në asnjë vend normal nuk do të toleroheshin këto poshtërime. Dhe nuk ka asnjë arsye që edhe struganët t’i durojnë më.





