Friday, June 5, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Sllovakia e vulos në Kushtetutë: Ka vetëm dy gjini

Parlamenti i Sllovakisë ka miratuar një amendament kushtetues që qartëson se ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Nga 99 ligjvënësit e pranishëm, 90 votuan në favor të propozimit, raportoi të premten agjencia e lajmeve TASR.Ky veprim e vë Sllovakinë në kundërshtim me normat mbizotëruese të BE-së, të cilat theksojnë njohjen e identitetit gjinor dhe mbrojtjen e të drejtave LGBTQ.

Kritikët e kanë denoncuar amendamentin si një tërheqje të rrezikshme nga të drejtat e njeriut dhe barazia, duke paralajmëruar se do binte ndesh me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe do t’i linte personat transgjinorë, interseksualë dhe jo-binarë të pambrojtur ligjërisht.Hungaria ndërmori një hap të ngjashëm në prill, duke e përcaktuar gjininë në mënyrë strikte si “seks në lindje” dhe duke i dhënë përparësi të drejtës së fëmijëve për zhvillim fizik, mendor dhe moral mbi të drejtat e tjera.

spot_img